Kanada i dorëzohet Trumpit, anulon tarifën prej 25 për qind - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kanada i dorëzohet Trumpit, anulon tarifën prej 25 për qind

    Insajderi
    11 March 2025 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanadaja u dorëzua në betejën ndaj presidentit amerikan Donald Trump, pasi ai u zotua se kombi do të paguante një ‘çmim financiar’ historikisht të madh për tarifën e energjisë elektrike që vendosi në Shtetet e Bashkuara.

    Udhëheqësi i Ontarios, Doug Ford tha se do të largonte tarifën 25% për energjinë elektrike kanadeze për Michigan, Nju Jork dhe Minesota, të cilën ai vendosi të hënën në përgjigje të tarifave të mëparshme nga Trump, raporton Daily Mail, përcjell Insajderi.

    Ai tha se kishte folur me Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick për situatën dhe të dy burrështetasit ranë dakord të takoheshin të enjten, 13 mars, së bashku me Përfaqësuesin e Tregtisë së Shteteve të Bashkuara për të diskutuar tarifat reciproke që Trump dëshiron të vendosë në 2 prill.

    “Si përgjigje, Ontario ra dakord të pezullojë tarifën shtesë prej 25 për qind për eksportet e energjisë elektrike në Michigan, Nju Jork dhe Minesota”, tha Ford.

    Më herët të martën, Trump shpalli emergjencë kombëtare të energjisë elektrike në Shtetet e Bashkuara dhe dyfishoi tarifat për aluminin dhe çelikun nga Kanadaja pasi u miratua tarifa e energjisë elektrike. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark