Insajderi
Insporti

Van Dijk: Penalltitë janë fat, Enrique e ka bërë PSG’në një ekip shumë të mirë

Insajderi
12 March 2025 - 09:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Van Dijk: Penalltitë janë fat, Enrique e ka bërë PSG’në një ekip shumë të mirë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrojtësi i Liverpool-it, Virgil van Dijk, ka komentuar humbjen ndaj PSG-së në ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të UEFA Champions League.

“Kur bëhet fjalë për penallti, është fat. Donnarumma ishte i përsosur në atë moment. Duke parë ndeshjen në përgjithësi, duhet të pranojmë se treguam një anë tjetër të vetvetes në krahasim me javën e kaluar”, tha Van Dijk.

“Lojtarët e PSG-së bënë mirë, ishin solidë në të dyja ndeshjet. Ata kanë cilësinë për të krijuar probleme për çdo kundërshtar dhe trajneri i tyre, Luis Enrique, i ka kthyer në një ekip shumë të mirë. Për tifozët neutralë, ishte një ndeshje e shkëlqyer, por tani ndjej zhgënjim.

“Jam krenar për bashkëlojtarët e mi dhe mënyrën se si ata reaguan ndaj ngjarjeve të ndeshjes dhe si luajtëm në pjesën e parë. Por në fund, PSG ishte ekipi më i mirë”, tha mbrojtësi holandez./Blic


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark