Kosova marrëveshje me SHBA’në për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova marrëveshje me SHBA’në për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes

    Insajderi
    12 March 2025 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka miratuar marrëveshjen kornizë ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të SHBA’së për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kjo marrëveshje parasheh avancim në fushën e mbrojtjes.

    “Ministria e Mbrojtjes mbi bazën e objektivave dhe planifikimit strategjik, në koordinim të plotë me SHBA’në, ka iniciuar lidhjen me marrëveshjen kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe SHBA’ve. Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të dy palët të angazhohemi në avancimin e fushave të mbrojtjes. Në mënyrë që kjo marrëveshje të finalizohet, kërkoj miratimin në parim të nismës për lidhjen e kësaj marrëveshje ndërshtetërore”, ka thënë ai.

    Marrëveshja kornizë është miratuar në parim në mbledhjen e Qeverisë të së mërkurës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark