Van Dijk te PSG? Fotot në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos nxisin thashethemet - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Van Dijk te PSG? Fotot në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos nxisin thashethemet

    Insajderi
    12 March 2025 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk mund të transferohet te Paris Saint-Germain gjatë verës si lojtar i lirë.

    Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Paris Saint-Germain la disa imazhe befasuese.

    Njëri prej tyre u kap në tunelin e dhomës së zhveshjes në Anfield. Van Dijk u pa duke biseduar për një kohë me presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi dhe drejtorin sportiv Luis Campos.

    Këto pamje nuk kanë kaluar pa u vënë re në Angli, sidomos tek tifozët e Liverpoolit.

    “Urime Paris Saint-Germain. Ky është ekipi më i mirë me të cilin jemi përballur këtë sezon Luis Enriques duhet t’i jepet merita, puna e tij është vërtet solide”, ka thënë holandezi pas ndeshjes.

    Van Dijk, 33 vjeç, nuk ka nënshkruar ende një zgjatje të kontratës së tij me Reds, e cila skadon në qershor. Mbrojtësi holandez është në të njëjtën situatë me shokët e tij të skuadrës Mohamed Salah dhe Trent Alexander-Arnold, të cilët gjithashtu nuk e kanë konfirmuar të ardhmen e tyre përtej këtij sezoni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark