Rikthehet në Qeveri ministri i Kurtit që dyshohet se sulmoi dhe kanosi një grua - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rikthehet në Qeveri ministri i Kurtit që dyshohet se sulmoi dhe kanosi një grua

    Insajderi
    12 March 2025 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe familjari i tij, Fuat Damka, u arrestuan ditën e zgjedhjeve, 9 shkurt pasi të njëjtit dyshohen se kanë kanosur dhe sulmuar një grua.

    Damka është parë prezent në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, ndonëse fjalën nuk e mori, raporton Insajderi.

    Gjykata Themelore e Prizrenit i kishte caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaj.

    Themelorja më shtatë mars i ndërpreu masën e arrestit shtëpiak Damkës dhe familjarit të tij.

    Gjyqtarja e procedurës paraprake, më 07.03.2025, ka marrë Aktvendim, ashtu që ndërprehet masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve, Fikrim Damka dhe Fuad Damka, menjëherë me ditën e sotme më 07.03.2025 dhe e njëjta zëvendësohet me masën e ndalimit për t’iu afruar vendit, apo personit të caktuar, e që do të zgjasë deri më 07.04.2025. Obligohen të pandehurit, Fikrim Damka dhe Fuad Damka, që në largësinë prej pesëdhjetë (50) metrash të mos iu afrohen personave të caktuar, respektivisht të dëmtuarve, A.M. dhe M.J”, ka thënë gjykata e Prizrenit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark