Insajderi
Botë

Trump bën sërish thirrje që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA

Insajderi
12 March 2025 - 12:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump bën sërish thirrje që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, Trump ka ngritur përsëri dëshirën personale që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së.

Që nga fitimi i mandatit të dytë si president, ai shpesh ka shprehur dëshirën që Kanadaja t’i bashkohet 50 shteteve të tjera të Amerikës dhe të bëhet pjesë e SHBA-së.

“Ne po subvencionojmë Kanadanë me më shumë se 200 miliardë dollarë në vit. Pse??? Kjo nuk mund të vazhdojë. E vetmja gjë që ka kuptim është që Kanadaja të bëhet shteti ynë i dashur i pesëdhjetë e parë”, shkroi ai në Truth Social.

Presidenti amerikan thotë se një lëvizje e tillë do të bënte që të gjitha tarifat të “zhdukeshin”, do t’i bënte kanadezët më të sigurt dhe do të ulte taksat në vend.

Ai vazhdon duke thënë se kjo do ta bënte “kombin më të madh dhe më të fuqishëm” edhe “më të madh, më të mirë dhe më të fortë”, duke fshirë “vijën artificiale” që ndan të dyja kombet.

Kanadezët e kanë refuzuar vazhdimisht sugjerimin për t’iu bashkuar SHBA-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark