Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga ‘zhurma e madhe’ para lëkundjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga ‘zhurma e madhe’ para lëkundjes

    Insajderi
    13 March 2025 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Napoli i Italisë është tronditur nga një tërmet me magnitudë 4.4, më i forti që ka goditur zonën në 40 vitet e fundit.

    Lëkundjet u paraprinë nga një ‘zhurmë e madhe’, raportojnë mediat lokale, duke i bërë njerëzit të vrapojnë në rrugë.

    Bëhet e ditur se tërmeti i fuqishëm zgjati rreth 20 sekonda dhe zgjoi të gjithë qytetin dhe pjesë të mëdha të rajonit përreth, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

    Epiqendra u regjistrua në një thellësi prej dy kilometrash nën Pozzuoli, një qytet përgjatë bregdetit, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV).

    Ndryshe, tërmeti ishte më i forti i regjistruar në katër dekadat e fundit, me një tërmet 4.4 ballë në të njëjtën zonë në maj të vitit të kaluar.

    Raportohet se edhe furnizimi me energji elektrike në disa pjesë të Napolit është ndërprerë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark