Insajderi
Insporti

Situata që ngriti debat, UEFA del me një sqarim për penalltinë e Julian Alvarez

Insajderi
13 March 2025 - 16:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Situata që ngriti debat, UEFA del me një sqarim për penalltinë e Julian Alvarez
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Konfederata evropiane e futbollit, UEFA ka dalë me një deklaratë lidhur me anulimin e penalltisë së Julian Alvarez të Atletico Madridit në ndeshjen e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit.

“Edhe pse minimalisht, futbollisti ka pasur kontakt me topin me këmbën e tij me të cilën qëndronte, para se ta godiste me tjetrën, siç shihet në videoklip. Nën rregullin aktual, VAR-i e ka thirrur gjyqtarin për të sinjalizuar se goli duhet të anulohet”, thuhet në njoftim të UEFA-s, të publikuar nga gazetari Fabrizio Romano.

Në deklaratë të UEFA-s, thuhet po ashtu se konfederata evropiane do të nisë diskutimet me FIFA-n për të vendosur nëse rregulli duhet të rishikohet kur bëhet fjalë për prekje të dyfishtë krejtësisht të paqëllimshme.

Real Madridi eliminoi Atleticon për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma. Los Blancos fituan në penallti me rezultat 4:2.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark