Vendlindja e Thaçit pa rrymë, nuk e dinin se ish-presidenti ishte në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendlindja e Thaçit pa rrymë, nuk e dinin se ish-presidenti ishte në Kosovë

    Insajderi
    13 March 2025 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për shkak të erërave të forta rryma sot ishte ndërprerë në Burojë të Skenderajt.

    Pikërisht në kohën kur ish-presidenti Hashim Thaçi ka vizituar babain e tij të sëmurë i cili ndodhet në QKUK, ata nuk paten qasje për të kuptuar informacionet e fundit.

    Qytetarët atje ishin shprehur se nuk e dinin që ish-presidenti ishte në Kosovë

    VIDEO

    Kushërinjtë e tij u emocionuan me të dëgjuar për ardhjen e tij, derisa shpresonin ta shihnin në fshat.

    Mirëpo ish-presidenti nuk u dërgua në vendlindje pas përfundimit të vizitës së tij tek babai në QKUK.

    Kujtojmë se Thaçi u refuzua nga Specialja katër herë për vizitë.

    Gjykata vlerësonte se gjendja e babait të Thaçit nuk është aq e rëndë.

    Ardhja është mbajtur krejtësisht fshehtë nga gjykata për shkak se, sipas Prokurorisë, Thaçi ka ndikim të madh politik në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark