Insajderi
Botë

Trump kërcënon Europën! Tarifa 200% ndaj importeve të këtyre produkteve

Insajderi
13 March 2025 - 18:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump kërcënon Europën! Tarifa 200% ndaj importeve të këtyre produkteve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë një tarifë 200% mbi importet e verës, konjakut dhe alkoolit nga Bashkimi Europian.

Ky veprim është një përgjigje ndaj planit të BE-së për të vendosur një tarifë 50% mbi ëiskin amerikan, e cila vetë është një kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane prej 25% mbi importet e çelikut dhe aluminit.

Ky zhvillim ka shkaktuar tronditje në tregjet financiare, duke rritur shqetësimet për një luftë tregtare globale që mund të çojë në rritje të çmimeve dhe ngadalësim ekonomik. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur dëshirën për negociata, por ka theksuar se BE-ja do të mbrojë interesat e saj.

Analistët paralajmërojnë se këto masa mund të kenë pasoja të rënda për industrinë e alkoolit në të dyja anët e Atlantikut, duke rritur çmimet për konsumatorët dhe duke ndikuar negativisht në prodhuesit./ abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark