Publikohet bashkëpunimi i ri nga Kelly dhe Egli Tako, krijuar brenda BBV4! - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Publikohet bashkëpunimi i ri nga Kelly dhe Egli Tako, krijuar brenda BBV4!

    Insajderi
    13 March 2025 - 18:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me siguri këtë nuk e prisnit! Kelly dhe Egli Tako bashkojnë forcat për një projekt të ri muzikor.

    “Ti” mban titullin bashkëpunimi i tyre, i cili është publikuar vetëm pak çaste më parë në kanalin zyrtar në YouTube të Top Media Music. Kënga është krijuar ndërkohë që të dy artistët kanë qenë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”.

    “Ti” është një baladë e ngrohtë dashurie dhe dhimbje, që jemi të sigurtë që secili do të gjejë një copëz nga vetja. Kjo këngë shënon po ashtu rikthimin e Eglit me një projekt të ri muzikor pas një periudhe mungese.

    Miqësia e Kellyt dhe Eglit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka sjellë këtë produkt kaq interesant, nostalgjik dhe të ndjerë. “Ti” parashikohet të sjellë një sukses të jashtëzakonshëm dhe premton që të qëndrojë gjatë në kujtesën dhe zemrën tuaj.

    Këngën e plotë mund ta ndiqni në linkun e YouTube më poshtë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark