“Trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

    Insajderi
    13 March 2025 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tekniku i Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Selman Rexhepi, ka ndarë emocionet e tij pas takimit me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili erdhi për një vizitë nga Haga për të parë babain e tij të sëmurë.

    Rexhepi e përshkroi momentin e takimit me Thaçin si shumë emocionues.

    “Me lot në sy jam, presidentin e kam takuar me lot në sy. Jam krenar që e takova në Klinikën Interne në Kardiologji”, tha ai në Frontal.

    Ai potencoi se ishte një nder i madh që ta shihte personalisht dhe se ndjehej shumë i emocionuar, pasi Thaçi është një figurë e rëndësishme për çështjen kombëtare.

    Rexhepi gjithashtu tregoi se gjatë qëndrimit të Thaçit në QKUK, ishin të pranishme edhe dy motrat e tij, dhe se familjarët e përjetuan shumë rëndë situatën.

    “Familjarët e përjetuan shumë rëndë. President ka qenë dhe e kemi. Ai me u gjend në burg shumë vështirë e kemi. Trim i trimave,” tha ai.

    Mjeku konfirmoi se babai i Thaçit nuk e ka gjendjen e mirë.

    ”Gjendjen nuk e ka të mirë, por do edhe zoti e ndihma e mjekëve çka mund të bëjnë për të”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark