Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, mori tri vendime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, mori tri vendime

    Insajderi
    14 March 2025 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Republikës së Kosovës mbrëmë ka mbajtur një mbledhje elektronike.

    Në këtë mbledhje ekzekutivi ka marrë tri vendime.

    Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se në mbledhje është aprovuar “Udhëzimi Administrativ për Masat e Veçanta për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve”.

    Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim është ndryshuar dhe plotësuar vendimi i Qeverisë me të cilin ka emëruar Komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: “Kryeinspektor Shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor”.

    “Sipas këtij ndryshim plotësimi, anëtari Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, zëvendësohet me Anita Kalanderin, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë”, thuhet në njoftim

    Tutje në njoftim thuhet se është ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.05/251 të datës 12 mars 2025, me të cilin është emëruar Komisioni Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: “Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”.

    “Sipas këtij ndryshim plotësimi, anëtari Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, zëvendësohet me Anita Kalanderin, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark