Haradinaj për vizitën e Thaçit: U realizua falë presionit të mediave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për vizitën e Thaçit: U realizua falë presionit të mediave

    Insajderi
    14 March 2025 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vizitoi dje babanë e tij në Klinikën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Në lidhje me këtë vizitë, ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Nasim Haradinaj, komentoi ndikimin e presionit mediatik në realizimin e saj.

    Ai tha se mediat luajtën një rol të rëndësishëm për mundësimin e kësaj vizite, duke theksuar se “presioni mediatik ishte vendimtar.”

    “Mediat e kanë kapur rastin dhe unë mendoj se kjo vizitë ndodhi falë presionit të tyre. Rasti humanitar ka mundur të realizohej edhe më herët, por duket se ata ndodheshin nën presion, sidomos pasi e vërteta për këto gjykata po del në pah. Këto gjykata kanë krijuar një terr informativ,” tha Haradinaj në Klan Kosova.

    Vizita u lejua për arsye humanitare, sipas deklaratës së zëdhënësit të Dhomave të Specializuara, Michael Doyle.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark