"Uragan" - kështu e përshkruan avokatja e njohur ish-presidentin Thaçi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Uragan” – kështu e përshkruan avokatja e njohur ish-presidentin Thaçi

    Insajderi
    14 March 2025 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokatja e njohur kosovare, Fehmije Gashi Bytyqi, ka përshkruar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, si një “Uragan” që ka ndryshuar rrjedhën e historisë së Kosovës.

    Në një postim të saj në rrjetet sociale, ajo e falënderoi babain e presidentit, Haxhi Thaçin, për edukimin e një djali që ka tronditur themelet e regjimit serb dhe ka sjellë lirinë që sot e gëzojmë.

    Sipas avokates Gashi Bytyqi, kontributi i Haxhi Thaçit në jetën e djalit të tij ka qenë thelbësor në formimin e një lideri të guximshëm dhe vizionar, i cili ka luajtur një rol kyç në çlirimin e Kosovës.

    Ish-presidenti Hashim Thaçi ka udhëtuar dje për të vizituar babain e tij të sëmurë, Haxhi Thaçin, i cili është i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark