Publikohet lista e Kosovës për dy ndeshje e marsit – tri prurje të reja - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Publikohet lista e Kosovës për dy ndeshje e marsit – tri prurje të reja

    Insajderi
    14 March 2025 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e “play-off”-it të Ligës së Kombeve kundër Islandës, që zhvillohen më 20 dhe 23 mars.

    Edhe kësaj radhe, Foda krahas listës prej 26 futbollistëve, e ka përpiluar edhe listën e zgjeruar prej 9 futbollistëve.

    Në këtë listë, ajo çfarë bije në sy është tri prurje të reja si Vesel Demaku, Dion Gallapeni dhe Lirjon Abdullahu.

    Dardanët fillojnë grumbullimin të hënën, ku stërvitjen e parë e zhvillojnë në orën 17.30.

    Paraprakisht në orën 12:00 në hotel “Emerald” Foda do të paraqitet në konferencë për media. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark