Publikohen fotot e dy vajzave që humbën jetën nga aksidenti në Ranillug - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen fotot e dy vajzave që humbën jetën nga aksidenti në Ranillug

    Insajderi
    14 March 2025 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy vajza humbën jetën pas lëndimeve të marra në një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 10:00 në aksin rrugor Domoroc-Hodonoc, në komunën e Ranillugut. Një tjetër person ka marrë lëndime, por ka shpëtuar.

    Fillimisht, aksidenti u raportua si vetaksident, por pas analizimit të kamerave të sigurisë nga policia, u zbulua se ky ishte një aksident i përfshirë mes një automjeti dhe një kamioni.

    Siç ka mësuar Gazeta Insajder, viktimat janë Arbnora Basha, e cila vdiq në vendngjarje, dhe Antiana Thaqi, që vdiq në Spitalin e Pejës.

    Ndërkohë mediat lokale kanë publikuar foto të viktimave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark