Tre nxënës pësuan kontakt me rrymën, shkolla në Mitrovicë jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre nxënës pësuan kontakt me rrymën, shkolla në Mitrovicë jep detaje

    Insajderi
    14 March 2025 - 18:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkolla “Eqrem Çabej”, ka njoftuar se një incident ka ndodhur në shkollë.

    Tre nxënës të shkollës kishin pësuar një kontakt me rrymën elektrike. Gjendja e tyre thuhet se është stabile.

    “Dëshirojmë të ndajmë me ju një informacion të rëndësishëm lidhur me një incident që ndodhi në shkollën tonë. Tre nxënës të shkollës kishin pësuar një kontakt me rrymën elektrike, por fatmirësisht, ata janë trajtuar nga shërbimet e emergjencës dhe janë në gjendje stabile, pa pasoja dhe janë në shtëpi”, thuhet aty.

    Në reagim theksohet se problemi ka ardhur nga instalimi i derës së hekurt para 20 vitesh.

    “Pas hetimeve nga ekspertët, u konstatua se shkolla nuk mund ta kishte parashikuar këtë ngjarje, pasi problemi është shkatuar nga instalimi i derës së hekurt para 20 vitesh dhe problemi ka qenë tërësisht brenda murit, gjegjësisht e pamundur të vërehet nga jashtë.

    Shkolla ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me autoritetet për të siguruar që diçka e tillë të mos ndodhë më.

    Faleminderit të gjithëve që kanë qenë të pranishëm për të ndihmuar dhe për kujdesin që po tregoni. Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë infrastrukturën dhe sigurinë në shkollën tonë për të mbajtur mjedisin sa më të sigurt për të gjithë”, thanë nga Shkolla “Eqrem Çabej”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark