“Kam 3 finalistë në mendje, fituesi është…”/ Egla komenton rikthimin në BBV 4 - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Kam 3 finalistë në mendje, fituesi është…”/ Egla komenton rikthimin në BBV 4

    Insajderi
    14 March 2025 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy ditë më parë, Egla Ceno hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

    Fituesja e edicionit të tretë të reality show-t i rikthy në shtëpi në kuadër të sfidës që banorët kanë këtë javë, ajo e mos reagimeve.

    Lidhur me rifutjen e saj në shtëpi, ndonëse për pak minuta, Egla ka bërë një postim ditën e sotme.

    Aktorja e njohur shprehet se ishte super ndjesi rikthimi i saj aty, duke qenë se nuk është konkurrente.

    Ajo shton se aty brenda ndjen energjinë e secilit dhe e kupton se kush shkon drejt podit, finales.

    Ajo shkruan për përqafimin që Gjesti i dha asaj, apo puthjen që vetë ajo i rrëmbeu Laertit. Egla shton se ka në mendje 3 finalistë dhe se të 4 do e shtonte sa për të plotësuar numrin.


    “Kam dhe fituesin, ai është një mashkull”, shkruan Egla në fund të postimit në “Instastory”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark