Gazetarja e godet me mikrofon, kështu reagon Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gazetarja e godet me mikrofon, kështu reagon Trump

    Insajderi
    15 March 2025 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të një fjalimi të presidentit amerikan, Donald Trump.

    Ndërkohë që gazetarët po përgatiteshin për të marrë reagimin e liderit amerikan lidhur me një çështje të caktuar, një gazetare aksidentalisht e goditi me mikrofon në fytyrë shefin e Shtëpisë së Bardhë.

    Pas këtij momenti të papritur, ai ka reaguar në mënyrë epike.

    “E patë këtë? Ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet sonte!”, deklaroi 78-vjeçari.

    Siç e parashikoi presidenti, ngjarja mori vëmendjen e medias.

    Videoja e incidentit është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark