Arrestimi i ish-pjesëtarëve të UÇK'së në kufijtë maqedonas, zv. kryeministri shqiptar ka një lajm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi i ish-pjesëtarëve të UÇK’së në kufijtë maqedonas, zv. kryeministri shqiptar ka një lajm

    Insajderi
    15 March 2025 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka thënë se kanë arritur marrëveshje politike me partnerët e koalicionit që të zgjidhet çështja e problemit me arrestimin e ish-ushtarëve të UÇK-së nëpër kufijtë maqedonas.

    Ai ka thënë se tani janë në negociata vetëm për të zgjedhur modelin se si do të bëjnë zgjidhje dhe se pajtimin politik e kanë arritur.

    “Kemi ra dakord në qeveri, kemi marrëveshje politike, që kjo të zgjidhet në mënyrë sistemore me modelin kroat, slloven dhe modelet evropiane”, ka deklaruar ai.

    “Një prej çështjeve që ka mbetur prej të kaluarës është çështja e arrestimit të ish-ushtarëve të UCK-së. Këtë problem s’e kanë zgjidhur pushtetet e kaluara”, ka thënë ai për KosovaPress.

    “Po shohim cilin model ta aplikojmë”, ka shtuar Mexhiti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark