KQZ shpall rezultatet përfundimtare, sa për qind morën partitë? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ shpall rezultatet përfundimtare, sa për qind morën partitë?

    Insajderi
    15 March 2025 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

    Në bazë të rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë me 396 mijë e 787 vota apo 42.30 për qind, PDK 196 mijë vota e 474 apo 20.95 për qind, LDK 171 mijë e 357 vota, apo 18.27 për qind dhe AAK-Nisma me 66 mijë e 256 vota apo 7.06 për qind.

    Sipas këtyre rezultateve asnjëra parti nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm për të qeverisur e vetme.

    VV, në këtë rast, ka 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, Lista Serbe nëntë, AAK dhe Nisma tetë deputetë.

    Pjesëmarrja në votime ishte 46.54 për qind.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark