Rezultatet përfundimtare, publikohet lista zyrtare e deputetëve të ardhshëm për secilën parti politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rezultatet përfundimtare, publikohet lista zyrtare e deputetëve të ardhshëm për secilën parti politike

    Insajderi
    15 March 2025 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

    Nga rezultatet përfundimtare, ka rezultuar e para LVV’ja me 42,30 për qind, e cila ka marrë 48 deputetë.

    Në listën e LVV’së ka emra të ri, si: Nezir Kraki, Agim Bahtiri, Edona Llalloshi, Bylbyl Sokoli dhe Ilir Kërçeli.

    Ndërkaq, PDK’ja e cila ka marrë 20,95 për qind apo 24 deputetë, emra të rinj janë: Sala Jashari, Përparim Gruda, Artan Behrami, Xhevahir Geci, Arbnore Salihu dhe Kosovare Murseli.

    LDK’ja me 18,27 për qind ka marrë 20 deputetë, ku emra të rinj janë: Hysen Çekaj, Fadil Hadërgjonaj, Krenar Xhaferi, Alban Zogaj, Serbeze Muçaj e Arjeta Abazi.

    Në mesin e komunitetit joshumicë serb, një ulëse e ka siguruar Nenad Rashiq dhe nëntë të tjera Lista Serbe. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark