Sonte pritet protestë në Shqipëri kundër mbylljes së TikTokut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sonte pritet protestë në Shqipëri kundër mbylljes së TikTokut

    Insajderi
    15 March 2025 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, për protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social “TikTok”.

    Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e protestës. Dhjetëra efektivë ndodhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku është ndaluar edhe qarkullimi i automjeteve.

    Berisha ka ftuar të rinjtë të marrin pjesë në tubim, për të kërkuar heqjen e vendimit për mbylljen e “TikTok”. Të protestojmë kundër censurës, u shpreh ai një ditë më parë.

    Edi Rama censuron, TikTok, mjetin aktualisht më modern, bazuar fund e krye bazuar në intolerancën ndaj tij, të gjithë shkollarët e Shqipërisë, nxënësit, gjimnazistët dhe të rinjtë e tjerë se më datë 12 TikTok do ta kenë në telefonat e tyre. Do ndëshkohet rëndë për me ngarkim të masave gjigante për këtë akt. Të lënë çdo gjë në respekt të fjalës së lirë, të protestojmë nesër në orën 19:00 në sheshin ‘Skënderbej’ të Tiranës, të gjithë të rinjtë. Ju kalorës mbrojtës të saj, të mblidhemi të gjithë në mbështetje të tyre”, tha Berisha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark