Insajderi
Lajme

Kandidatëve të VV-së në Vushtrri u dalin më pak vota pas rinumërimit

Insajderi
15 March 2025 - 19:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kandidatëve të VV-së në Vushtrri u dalin më pak vota pas rinumërimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

35 kuti të votimit të Vushtrri kanë shkuar në rinumërim, nga 96 që ishin në total.

Nacionale raporton me burime se shpërputhje të votave ka pasur edhe tek kandidatët për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pasi që këto kuti u rinumëruan, kandidatit të VV-së, Sylejman Mehollit, i dolën 6 mijë e 837 vota, 23 më pak sa i kishin dal në fillim, 6 mijë e 860.

Ky fenomen u pa edhe te kandidatja Fjolla Ujkani, ku për të njëjtën kishte pothuajse 100 vota dallim në rinumërim.

Ujkanit, pas rinumërimit i dolën 6 mijë e 547 vota, ku në fillim kishte 6 mijë e 641, pra 94 vota më pak.

Nasuf Bejtës, i dolën 45 vota më pak. Nga 5 mijë e 772 vota sa kishte në fillim, në 5 mijë e 727.

Edhe Besim Muzaqit të kësaj partie, pas rinumërimit, i dolën 31 vota më pak, nga 4 mijë e 787 në 4 mijë e 756.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark