Incidente pranë kuvendit në Beograd, shfaqen xhandarmëria serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Incidente pranë kuvendit në Beograd, shfaqen xhandarmëria serbe

    Insajderi
    15 March 2025 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy të shtëna me mjete piroteknike janë shënuar në zonën ku ndodhet kampi i “studentëve që duan të mësojnë” përgjatë protestës në Beograd.

    Policia për momentin nuk ka reaguar, kurse rojet e studentëve janë tërhequr. Ky grup po konsiderohet si “mburojë” për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton REL-i, shërbimi në gjuhën serbe, duke cituar një gazetar të agjencisë ‘Beta’, përcjell Insajderi.

    Sipas REL-it, gjithçka ndodhi brenda zonës së mbrojtur nga policia.

    Xhandarmëria serbe formuan me shpejtësi një grup, tentuan të qetësonin grupin që po hidhte lëndë piroteknike dhe më pas i larguan ata. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark