Raportohet për incidentet e para serioze të protestës në Beograd - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportohet për incidentet e para serioze të protestës në Beograd

    Insajderi
    15 March 2025 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në qendër të Beogradit ka pasur incidente serioze në protestën më të madhe kundër Vuçiqit dhe regjimit të tij.

    Në momentin kur po mbahej heshtja prej 15 minutash në shenjë nderimi të 15 viktimave nga Novi Sadi, të cilët kanë vdekur si pasojë e rënies së një çatie në stacionin hekurudhor në këtë qytet, ka pasur edhe një incident dhe rrahje. Por tani për tani nuk dihet se cilat janë pasojat.

    Zyrtarisht protestat e studentëve kanë marrë fund, por në rrugët e Beogradit edhe më tej ka dhjetëra mijëra njerëz dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë në orët në vijim. Zyrtarisht më askush nuk e mban përgjegjësinë për gjendjen, pasi studentët kumtuan se ata kanë mbaruar protestën e tyre.

    Sipas organizatorëve, në Beograd ka pasur qindra mijëra njerëz që kanë protestuar kundër Vuçiqit.

    Në qendër të qytetit akoma janë forca të mëdha të policisë, por edhe grupe të ndryshme të dyshimta, që mund të shkaktojnë incidente./DW


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark