Demantohet keq regjimi i Vuçiqit, organizata që merret me tubime publike thotë se ishin 275,000-325,000 pjesëmarrës në protestë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Demantohet keq regjimi i Vuçiqit, organizata që merret me tubime publike thotë se ishin 275,000-325,000 pjesëmarrës në protestë

    Insajderi
    15 March 2025 - 23:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 275,000 dhe 325,000 njerëzve po besohet së kanë qenë pjesëmarrës sot në protestën masive antiqeveritare të zhvilluar në Serbi.

    Radio Evropa e Lirë në Serbi, ka ndarë të dhëna të bëra nga organizata Archive of Public Gatherings, e cila ka vlerësuar se në tubimin në Beograd numër i protestuesve ka qenë kaq i madh.

    Madje, ata theksojnë se ekziston mundësia që numri i atyre që kanë qenë në protestë të ketë qenë edhe më i madh.

    “Për shkak të madhësisë së jashtëzakonshme, natyrës dinamike dhe strukturës së turmës, si dhe situatave të paqarta në pjesë të caktuara të qytetit, veçanërisht në Beogradin e Ri, një vlerësim më i saktë nuk është i mundur,” shpjeguan ata.

    Ky publikim ka hedhur poshtë deklarimet e bëra nga ana e institucioneve serbe, nga të cilat është thënë se kanë qenë rreth 100 mijë protestues dhe se numri i tyre ka qenë vazhdimisht në rënie.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark