Insajderi
Lajme

Zjarri në diskotekën e Maqedonisë së Veriut, ministri i shëndetësisë jep detaje

Insajderi
16 March 2025 - 12:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zjarri në diskotekën e Maqedonisë së Veriut, ministri i shëndetësisë jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

148 persona janë shtruar në spitale pas tragjedisë në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 59 persona pas shpërthimit të zjarrit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se 18 prej tyre janë në gjendje kritike.

“Deri tani janë 148 pacientë që janë nën kujdes nëpër spitale në Maqedoni. Në klinika kirurgjike janë 31. Në Kirurgjinë për Fëmijë 4, në “KARIL” 16. Në Kirurgjinë Plastike 11. Në Kirurgjinë e qytetit janë 27 pacientë, në “8 Shtatori” janë 17 pacientë. Në Shtip janë 39 pacientë dhe në Koçani janë 30 pacientë gjithashtu. Disa pacientë janë në gjendje kritike, rreth 18 pacientë”, deklaroi mes tjerash Taravari.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark