Taravari: 20 pacientë nga Koçani janë në gjendje kritike, disa do dërgohen për shërim jashtë vendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Taravari: 20 pacientë nga Koçani janë në gjendje kritike, disa do dërgohen për shërim jashtë vendit

    Insajderi
    16 March 2025 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deklaroi para mediave se 20 pacientë nga zjarri në Koçan janë në gjendje kritike.

    “Ka mjaftueshëm gjak në të gjitha spitalet. Shpresoj që të shpëtojnë të gjithë fëmijët. Në Bullgari, Turqi dhe Serbi do të dërgohen disa nga pacientët. Ndihmë kanë ofruar edhe Shqipëria dhe Holanda”, tha Taravari.

    Ai tha se bëhet fjalë kryesisht për djegie, por ka edhe disa pacientë me fraktura.

    Në Shtip ndodhen 39 pacientë, disa prej tyre me djegie të shkallës së dytë”, ka deklaruar Taravari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark