Hoti: KQZ ka dështuar të sigurojë proces zgjedhor kredibil e me integritet, këtë nuk e ka merituar Kosova - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: KQZ ka dështuar të sigurojë proces zgjedhor kredibil e me integritet, këtë nuk e ka merituar Kosova

    Insajderi
    16 March 2025 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Antari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas shpalljes së rezultatetve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se KQZ ka dështuar të sigurojë një process zgjedhor kredibil dhe me integritet.

    Më tutje ish kryeministri ka thënë se për këto dështime duhet të ketë përgjegjësi politike dhe ligjore.

    “Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve pas 5 jave tregon dështimin e sistemit për menaxhimin e procesit zgjedhor. KQZ-ja ka dështuar të siguroj një proces zgjedhor kredibil e me integritet. Kjo është për keqardhje pas disa palë zgjedhjeve të organizuara sipas standardeve evropiane, që e veçonin Kosovën nga vendet e tjera të Ballkanit. Kjo është për keqardhje pas kulturës demokratike të treguar nga qytetarët në ditën e zgjedhjeve. Njollë e këtyre zgjedhjeve do të mbetet edhe çështja e votave nga diaspora, për të cilat janë hedhur dyshime, si për votimin në ambasada/konsultata, ashtu edhe për votimin me postë. Këtë nuk e ka merituar Kosova. Për këto dështime duhet të ketë përgjegjësi politike dhe ligjore”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark