Xavi po rikthehet në stol, spanjolli merr një ofertë befasuese nga një klub jashtë Evropës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Xavi po rikthehet në stol, spanjolli merr një ofertë befasuese nga një klub jashtë Evropës

    Insajderi
    16 March 2025 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xavi Hernandez ka qenë i papunë që prej se u shkarkua nga Barcelona në fund të sezonit.

    Ai kishte marrë një vit pushim nga futbolli pas një periudhe stresuese në Kataloni dhe në verë, ai pritet që të bëjë rikthimin e tij në stol.

    Xavi, i cili së fundmi kishte thyer heshtjen për kohën e tij si trajner i Barcelonës, po bëhet gati që të rikthehet në futbolli nga sezoni i ardhshëm, ani pse prioriteti i tij i parë mbetet të kalojë kohë me familjen.

    Teksa ai po relaksohet, klubet anembanë botës duket se janë bërë gati për të trokitur në derën e spanjollit.

    Më parë ishte raportuar se një klub i panjohur nga Liga Premier është i etur ta emërojë 45-vjeçarin në verë dhe tani ai po tërheq interesim nga Meksika.

    Siç ka raportuar e përditshmja katalanase Sport, Rayados de Monterrey po e konsideron një ofertë për Xavin për ta zëvendësuar Martin Demichelis, i cili është nën një presion të madh tek gjiganti meksikan.

    Xavi është në dijeni të interesimit të tyre, por momentalisht nuk është duke e konsideruar atë, pasi prioriteti i tij është që të vazhdojë në Evropë, aty ku dëshiron të udhëheqë një projekt të fuqishëm.

    Klube si Manchester United dhe Ajax e kanë kontaktuar atë gjatë muajve të fundit dhe ani pse ai i ka refuzuar ato për të vazhduar pushimin, me gjasë këto dy klube do të telefonojnë sërish në fund të sezonit./Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark