Taravari tregon numrin e pacientëve që janë dërguar për mjekim jashtë shtetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Taravari tregon numrin e pacientëve që janë dërguar për mjekim jashtë shtetit

    Insajderi
    16 March 2025 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se deri tani për kurim jashtë shtetit pas tragjedisë në Koçan, janë dërguar 13 të lënduar.

    Taravari tha se në plan është që të dërgohen më tepër pacientë, por që kjo do të bëhet gradualisht.

    “Në plan janë që të dërgohen ende, megjithatë deri tani 13 janë dërguar. Kur do të ketë shtesë, do t’ju tregojmë. Në të njëjtat shtete. Në Sofje, Beograd, Stamboll dhe Selanik”, tha mes tjerash ministri Taravari.

    Nga Ministria e Shëndetësisë informuan se aktualisht po organizohet dhe transport ajror për të lënduarit në gjendje kritike.

    Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se në mbledhjen e mbajtur sot kanë marrë vendim për shpalljen e shtatë ditëve zi shtetërore. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark