Videoja virale e Rozana Radit ku thuhet se takohet me dikë në dhomën e dëshirave – del e vërteta - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Videoja virale e Rozana Radit ku thuhet se takohet me dikë në dhomën e dëshirave – del e vërteta

    Insajderi
    16 March 2025 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një video e Rozana Radit qarkulloi me të madhe gjatë këtyre ditëve në rrjete sociale.

    Pati shumë aludime, pasi në momentin që këngëtarja po futej në dhomë të dëshirave, u pa një person tjetër.

    Njerëzit ngritën aludime se kë mund të ketë takuar Rozi brenda shtëpisë, i bie sikur po favorizohej nga produksioni.

    Psikologia e këtij formati ka sqaruar gjithë videon, ku thotë se ishte ajo dhe se vërehet dukshëm.

    E njëjta thekson se është në dispozicion të banorëve kurdo që ata kanë nevojë.

    “Ka shumë polemika, shumë diskutime, se çfarë po bëhet çfarë po ndodh, po e thoja më herët kuptojeni është në interesin tonë të parë që të gjithë banorët të jenë mirë”, u shpreh ajo.

    Tutje tha: “Sa herë që ka ngarkesa, që dikush ka nevojë të rishikohet, të bëhet një bisedë apo kur produksioni e gjykon të arsyeshme, pastaj kur banorët vet e kërkojnë unë jam atje, kam qenë atje edhe në 12 të natës, 4 në varësi të nevojave”.

    Jorida Rrustemi e bëri të qartë që nuk ka vend për aludime për çdo video që qarkullon në internet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark