Fatkeqësia në Koçan, Taravari: Nuk ka informacione se në mesin e viktimave ka shqiptarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fatkeqësia në Koçan, Taravari: Nuk ka informacione se në mesin e viktimave ka shqiptarë

    Insajderi
    16 March 2025 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

    Si pasojë e shpërthimit të një zjarri brenda një klubi të natës, deri më tani janë konfirmuar 59 të vdekur derisa 155 persona raportohet se janë lënduar.

    Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Arben Taravari, deklaroi për Klankosova.tv se nuk ka informacione se në mesin e viktimave ka shqiptarë.

    “Nuk kam informacion të tillë”, deklaroi ai shkurtimisht.

    Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, për të mësuar nëse eventualisht ndonjë shtetas i Kosovës është prekur nga kjo tragjedi, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark