Limaj për vdekjen e Haxhi Thaçit: Thuajse gjithë jetën e kaloi me mall, por asnjëherë s’u dorëzua - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj për vdekjen e Haxhi Thaçit: Thuajse gjithë jetën e kaloi me mall, por asnjëherë s’u dorëzua

    Insajderi
    16 March 2025 - 23:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shkruar pas vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

    Limaj me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se Haxhi Thaçi ishte njëri i sakrificës i cili gjithë jetën u ballafaqua me sfida.

    Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të presidentit Thaçi.

    Baca Haxhi ishte një njeri i dashur e me vlera të larta kombëtare, njeri i sakrificës, i cili gjithë jetën e tij u ballafaqua me sfida të rënda. Shto këtu edhe betejën e fundit të presidentit Thaçi në Hagë ai pothuajse gjithë jetën e kaloi me mall, por asnjëherë nuk u dorëzua përballë sfidave që i solli jeta.

    Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, bashkëluftëtarët dhe mikun tim Hashim Thaçi.

    Prehu në paqe, baca Haxhi”, shkroi Limaj. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark