
Inter Miami ka vazhduar me fitore pasi ka triumfuar në udhëtim te Atlanta United, në një ndeshje ku ka shkëlqyer Lionel Messi.
Vetëm pas 11 minutave lojë vendasit e panë vetën në epërsi, kur Latte Lath realizoi për 1-0 pas asistimit nga Lennon.
Por epërsia e skuadrës vendase nuk zgjati më shumë se nëntë minuta, kur tetë herë fitues i ‘Topit të Artë’, Lionel Messi doli në skenë.
Ylli argjentinas shënoi një gol të bukur për të barazuar shifrat në 1-1.
MESSI SITS A DEFENDER DOWN AND CHIPS GUZAN!
— ESPN FC (@ESPNFC) March 16, 2025
JUST ANOTHER SUNDAY FOR HIM 🐐
(via @MLS) pic.twitter.com/vwaDt4i8E5
Megjithatë për të gjetur golin e fitores, Inter Miami vuajti deri në fund të ndeshjes.
Zëvendësuesi Fafa Picault u asistua bukur nga Jordi Alba dhe shënoi me kokë për 1-2.
Me këtë fitore Inter Miami ndodhet në krye të Konferencës së Lindjes me 10 pikë pas katër xhirove, duke marrë një barazim dhe tre fitore.