A do ta ndajnë Ukrainën Trump dhe Putin? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    A do ta ndajnë Ukrainën Trump dhe Putin?

    Insajderi
    17 March 2025 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Donald Trump zbuloi se do të flasë me Vladimir Putinin për tokat dhe “ndarjen e aseteve të caktuara” nesër. Shqetësimi do të rritet në Ukrainë nga këto deklarata të Trump, për rrezik të ndarjes së këtijs hteti.

    Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, Mike Waltz tha dje se Kievi do të marrë garanci të papërcaktuara sigurie në këmbim të lëshimeve të papërcaktuara territoriale.

    Ai gjithashtu deklaroi se SHBA po shqyrton “realitetin e situatës në terren” në bisedimet diplomatike kur diskutohet për përfundimin e luftës në Ukrainë, një frazë që dëgjohet shpesh nga sallat e Kremlinit.

    Kjo mund të nënkuptojë fare mirë se negociatat priren drejt “ngrirjes” së vijës së frontit aktual të konfliktit, gjë që do ta linte Moskën të kontrollonte pak më shumë se 20% të territorit të Ukrainës.

    Cilat janë kërkesat territoriale të Putinit?

    Putini ka pasur pretendime maksimaliste territoriale mbi Ukrainën, duke kërkuar vazhdimisht dorëzimin e katër rajoneve.

    Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson cilësohen nga Moska si territor rus.

    Sipas Institutit për Studimin e Luftës me bazë në SHBA, vijat e frontit aktual nuk ofrojnë thellësinë strategjike që do t’i duhet Ukrainës për t’u mbrojtur me besueshmëri kundër agresionit të mundshëm të ripërtërirë rus.

    Instituti thotë se ndalimi i armiqësive në linja aktualisht të pambrojtura do të kufizonte efektivitetin e çdo garancie sigurie të ofruar nga SHBA.

    Sipas këtij instituti, Ukraina ka të ngjarë të ketë nevojë për një ushtri edhe më të madhe me aftësi më të mëdha për të luajtur rolin e saj kritik në parandalimin dhe, nëse është e nevojshme, mposhtjen e agresionit të ardhshëm përgjatë vijave aktuale të vijës së frontit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark