Vdekja e gjyshit, Endrit Thaçi pret mysafirë për ngushëllime në Burojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e gjyshit, Endrit Thaçi pret mysafirë për ngushëllime në Burojë

    Insajderi
    17 March 2025 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familjarë, miq e qytetarë të shumtë sot i janë drejtuar fshatit Burojë të Skenderajt.

    Të gjithë po mblidhen bashkë për t’i shprehur ngushëllime familjes Thaçi për vdekjen e kryefamiljarit, Haxhi Thaçi.

    Babai i ish-presidentit Hashim Thaçi vdiq mbrëmë, derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në një gjendje të rënduar shëndetësore prej disa muajsh.

    E në shtëpinë e familjes në Burojë tashmë janë mbledhur shumë familjarë e emra të njohur të vendit kanë shkuar për vizitë.

    Bashkë me vëllezërit e ish-presidentit Thaçi, pritjet për ngushëllime po i bën edhe djali i tij, Endriti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark