Veseli, Selimi dhe Krasniqi ngushëllojnë nga Holanda për vdekjen e Haxhi Thaçit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli, Selimi dhe Krasniqi ngushëllojnë nga Holanda për vdekjen e Haxhi Thaçit

    Insajderi
    17 March 2025 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, nëpërmjet një telegrami ngushëllimi kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të Hashim Thaçit.

    Në telegram ngushëllimi, të publikuar nga Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, ish-krerët e UÇK’së thonë se Haxhi Thaçi ishte bashkëpjesëmarrës në të gjitha proceset e lëvizjes kombëtare të shekullit të kaluar.

    E nderuara familja Thaçi, Me dhimbje morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëshortit dhe prindit tuaj të dashur, si dhe bashkëudhëtarit tonë në rrugën e lirisë, i cili nuk kurseu asgjë për jetën dhe lirinë.

    Haxhi Thaçi, më shumë sesa vetëm prind i një prej themeluesve të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës, ishte edhe vetë bashkëpjesëmarrës i drejtpërdrejtë në të gjitha proceset e lëvizjes sonë kombëtare të shekullit të kaluar”, thuhet në telegram ngushëllimi.

    Ndarja e tij nga kjo jetë është jo vetëm dhimbje, por edhe kujtim dhe mesazh se njerëzit jetojnë dhe nuk shuhen nga kjo botë nëse i kanë shërbyer më shumë sesa vetvetes – nëse i kanë shërbyer së mirës, vendit, nderit dhe kombit të tyre.

    Familjarëve të nderuar, të gjithë miqve dhe dashamirësve të Bacës Haxhi dhe familjes Thaçi, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta njerëzore, si dhe krenarinë për të. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, përfundon telegrami i ngushëllimit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark