Haxhiu i reagon vendimit të Speciales: Absurde, do t'i shkruaj kryetares së gjykatës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu i reagon vendimit të Speciales: Absurde, do t’i shkruaj kryetares së gjykatës

    Insajderi
    17 March 2025 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën për lirimin e ish presidentit Hashim Thaçi për të ia mundësuar pjesëmarrjen në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

    Vendimi i Gjykatës nuk u pritë mirë në Kosovë. Një reagim, si asnjëherë më parë, e pati edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila e kritikoi vendimin e Gjykatës, shkruan Insajderi.

    Ajo e quan këtë vendim absurd, njëherit njofton se lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

    “Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës. Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara”, shkruan Haxhiu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark