Ish- ambasadori Gjergj Dedaj ulet në gjunjë para arkivolit të Haxhi Thaçit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish- ambasadori Gjergj Dedaj ulet në gjunjë para arkivolit të Haxhi Thaçit

    Insajderi
    18 March 2025 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka shkuar për homazhe në Skenderaj, në sallën kur po mbahen arkivoli i Haxhi Thaçit, babait të ish- presidentit Hashim Thaçit.

    Dedaj, është ulur në gjunjë para arkivolit të Haxhi Thaçit, shkruan Insajderi.

    Kujtojmë se Gjergj Dedaj kishte dëshmuar në Hagë në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Homazhet kanë filluar në orët e hershme të mëngjesit, ku vazhdimisht shihet prezencë e madhe e qytetarëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark