Endrit Thaçi: Gjyshi çdo ditë e orë priste që babi të ia hapte dyert e spitalit, nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë disa herë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Endrit Thaçi: Gjyshi çdo ditë e orë priste që babi të ia hapte dyert e spitalit, nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë disa herë

    Insajderi
    18 March 2025 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, në sallën sportive “Ilaz Kodra” në Burojë të Skenderajt, është duke u mbajtur ceremonia e ngushëllimit për Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndërroi jetë më 16 mars.

    Endrit Thaçi, djali i presidentit Thaçit, tha se edhe pse babai i tij nuk po mund të merr pjesë sot në varrim është e gjithë Kosova.

    Ai ka rrëfyer se gjyshi i tij në spital tërë kohën ka pritur takimin me Hashim Thaçin.

    “Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përball sëmundjeve, shpresa për ta ri-takuar babin ishte më e madhe se dhimbja sëmundja. Besimi në ta ishte më i hekurt se sa aktakuza e padrejtë. Në muajt e fundit në çdo ditë e orë priste që babi të ia hapte dyert e spitalit, nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë disa herë. Tri orë bashkëbisedim atë ditë iu bënë tri orët me të rëndësishme të jetës së tij. Një bisedë bab e bir”, tha ai, shkruan Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark