Muhaxheri kundërshton shkarkimin e Lumir Adbixhikut: Nuk ka kuptim, LDK ka rritje 70% - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Muhaxheri kundërshton shkarkimin e Lumir Adbixhikut: Nuk ka kuptim, LDK ka rritje 70%

    Insajderi
    18 March 2025 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri është shprehur kundër shkarkimit të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kryesisë së LDK-së pas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit.

    Muhaxheri tha se nuk ka kuptim që të shkarkohet dikush që e rriti partinë për 70%.

    “Është dashtë me punu ma shumë për me dalë rezultati më i mirë. Qysh kur rritët 70% me kërku me u shkarku. Kërkohet me u shkarku dikush kur e zvogëlon partinë jo kur e rritë nuk e di këso logjike ku e kanë pa”, tha ai për rtv21.

    Deklarata e tij erdhi pasi që ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka kërkuar një lidership të ri brenda LDK-së pasi që sipas tij rezultati i partisë së tij nuk është i kënaqshëm.

    Hoti për këtë situatë ka listuar një numër arsyesh pse LDK-së i duhet një lidership i ri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark