Houthi sulmon me raketë balistike Izraelin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Houthi sulmon me raketë balistike Izraelin

    Insajderi
    18 March 2025 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi i rebelëve Houthi lëshuan një raketë balistike në Izrael nga Jemeni të martën në mbrëmje, duke shënuar sulmin e parë nga grupi i mbështetur nga Irani që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në Rripin e Gazës dy muaj më parë.

    Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se e kishin eliminuar me sukses raketën përpara se të arrinte në kufijtë e Izraelit, duke e rrëzuar atë me sistemin e mbrojtjes me rreze të gjatë ‘Arrow’ mbi Arabinë Saudite, raporton Times of Israel, përcjell Insajderi.

    Megjithatë, ajo detyroi mijëra persona të vrapojnë për strehim, kurse sirenat u ndezën në qytete të shumta në të gjithë Izraelin jugor, përfshirë Beershebën dhe Dimonën

    Zëdhënësi ushtarak i Houthit, Yahya Saree, pohoi pak më vonë se grupi rebel kishte sulmuar bazën ajrore Nevatim në shkretëtirën Negev me një raketë balistike ‘Palestine-2’.

    Ai paralajmëroi se ata do të vazhdojnë të zgjerojnë gamën e objektivave të tyre në Izrael në orët dhe ditët në vijim nëse Izraeli nuk do të ndalojë fushatën e ripërtërirë ajrore në Rripin e Gazës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark