FIFA i kthen përgjigje Shqipërisë për kosovarin Etnik Brruti - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    FIFA i kthen përgjigje Shqipërisë për kosovarin Etnik Brruti

    Insajderi
    18 March 2025 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e futbollit botëror, FIFA i ka dhënë përgjigje Federatës Shqiptare të Futbollit për ish-lojtarin e Kosovës, Etnik Brruti.

    FIFA i ka dhënë dritën jeshile FSHF-së për regjistrimin e Brrutit dhe ai mund të aktivizohet qysh në ndeshjet e këtij muaji.

    Ai edhe zyrtarisht është pajisur me pasaportë të Shqipërisë dhe do të udhëtojë me “kuqezinjtë” për në Angli, raporton “Telesport”.

    Etnik Brruti gjatë këtij muaji e kompletoi kalimin nga Kosova U21 te Shqipëria A, me Sylvinhon që e ka ftuar për ndeshjet e marsit, që Shqipëria i luan në kuadër të kuailifikimeve për Kupën e Botës të vitit 2026.

    Shqipëria fillimisht luan me Anglinë më 21 mars, derisa më 24 mars pret Andorrën në Tiranë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark