Zbulohet banesa e kthyer në fermë kanabisi në një lagje të Tiranës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Zbulohet banesa e kthyer në fermë kanabisi në një lagje të Tiranës

    Insajderi
    19 March 2025 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia i Tiranës ka zbuluar mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Laknasit, një banesë të konvertuar në fermë për prodhimin e kanabisit.

    Në media raportohet se deri tani në pranga është vënë një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë OSHEE me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa janë sekuestruar edhe disa bimë lënde narkotike të llojit kanabis.

    Në banesën ku u gjetën bimët narkotike ndodheshin edhe dy vëllezër dhe babai i tyre, të cilët po ashtu janë shoqëruar në polici.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark