Konfirmohet operacioni i gjerë policor në dy komuna, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohet operacioni i gjerë policor në dy komuna, policia jep detaje

    Insajderi
    19 March 2025 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka filluar një operacion të gjerë policor, në dy rajone: atë të Mitrovicës së Jugut dhe të Veriut.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Insajderin se operacioni ka të bëjë me kontrabandim të armëve dhe municionit

    Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri. Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion”, ka thënë Kelani.

    Ai ka bërë të ditur se pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë.

    Deri më tani, nuk raportohet për ndonjë të arrestuar. /Insajderi.org/

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark