“Partinë e ndanë përgjysmë Vjosa e Lumiri”- reagon edhe një ish-zyrtare e LDK’së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Partinë e ndanë përgjysmë Vjosa e Lumiri”- reagon edhe një ish-zyrtare e LDK’së

    Insajderi
    19 March 2025 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Melihate Termkolli, ka reaguar në mesin e zërave kritikë ndaj udhëheqësisë aktuale të LDK’së.

    Termkolli me anë të një shkrimi në “Facebook’ ka pretenduar se LDK’ja një here u nda përgjysmë nga Fatmir Sejdiu dhe Nexhat Daci, e më pas nga Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku, shkruan Insajderi.

    LDK- jeta jonë që nuk falet! LDK-ën njëherë e ndanë përgjysmë Fatmiri e Daci dhe atë gjysmë pastaj e ndanë prapë përgjysmë Vjosa e Lulmiri.  E kryqëzuan LDK-ën rugoviane”, thuhet në shkrimin e Termkollit.

    Për herë të parë anëtarësia e LDK-ës doli jashtë “terrenit” rugovian me largimin dhe daljen masive në VV. Me projekte e me agjenda sorosiane dhe “andej kufinit”.! LDK është jeta jonë që nuk falet”, vijon ajo. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark