
Drejtoria rajonale e policisë nё Pejë, dje ka realizuar një aksion për arrestimin e një personi të shumëkërkuar. Policia e Kosovës njoftoj se njёsitet e stacionit policor nё Istog, tё mbështetura nga Njёsiti pёr reagim tё shpejtё DRP- Pejё kanë arrestuar Dukagjin Ademajn.
Pas arrestimit i dyshuari ёshtё intervistuar nga hetuesit dhe me urdhër të prokurorit, ёshtё ndaluar pёr 48 orё.
I dyshuari nga fshati Lubovë i Istogut i moshës 40-vjeçare është i kërkuar për veprat penale ‘vjedhje e rёndё’ dhe ‘pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm’.
Nё seancёn e sotme avokatja Aurora Mulhaxha, tha se Ademaj ka pranuar fajësinë.
“Mbrojtësi i të Pandehurit, lidhur me pranimin e fajësisë nga i pandehuri deklaron, i mbrojturi im e pranoi fajësinë per vepren penale e propozoi qe ndaj te njëjtit te aplikohet zbutja e jashtëzakonshme e dënimit”, tha ajo.
Në anën tjetër aprovimin e fajësisë se tij e bëri gjyqtari.
“Aprovoi pranimin i fajësisë nga ana e te akuzuarit Dukagjin Ademaj, i akuzuar për veprën penale Vjedhje e rendë, nga neni 327 par. 1 pika 1.1 te KPRK-së., pranimi është bërë në mënyrë vullnetare, pa presion dhe ka mbështetje në ligj dhe në shkresat e lendes bashkangjitur akuzës.Meqenëse prokurori i shteit u tërhoq nga vepra penale Kanosja nga neni 185 par.1 te KPRK-së, kjo vepra penale do te pushohet per shkak te arritjes se parashkrimit apsolut”, thuhet në vendim.
Për çka akuzohet Dukagjin Ademaj?
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë të datës 08.08.2016, Dukagjin Ademaj, akuzohet për vepër penale Vjedhje e rendë.
“Ai dyshohet se me datë 16.09.2015 gjatë natës, në fsh. Carallukë me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm tjetrit i’a merr pasurinë duke përdorë forcën hap derën shtëpisë së të dëmtuarve dhe nga aty merr disa ari dhe çelsat e veturës e cila ishte në oborr, e ndezë të ten dhe largohet pa u hetuar nga askush”, thuhet në aktakuzë.
Dukagjin Ademaj përfshihet më pas edhe në një vepër tjetër penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.
Ai dyshohet se në një motel ka sulmuar zyrtarët policor të cilët kishin shkuar për kontroll pasi kishin informata se Ademaj posedonte armë zjarri.
Në të njëjtën ditë kohë dhe vend ka mbajte në pronësi dhe ka poseduar një armë zjarri ngjyrë bronze të pa identifikuar të kalibrit 7,65mm. e gjatësisë rreth 0.50m në shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.
Në dosje thuhet se Dukagjin Ademaj gjatë ikjes nga moteli ka kërcënuar zyrtarin policor me fjalët: Mos mu afro se të vras.
“Gjatë ikjes nga moteli ka përdor armën ngjyrë bronze të pa identifikuar të kalibrit 7.65 mm. e gjatësisë rreth 0.50m në mënyrë kërcënuese në shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët e nxjerrë armën e futë fishekun në tytë dhe ia drejton zyrtarit policor të dëmtuarit- duke e kanosur me fjalët “mos mu afro se të vras” por njëkohësisht vazhdonte të largohej dhe të krijoj distancë nga ai dhe arrin të hynë në një derë të korridorit në anën e majtë në katin e parë prej nga ka shfrytëzuar tarracën dhe ka kërcyer në oborrin e motelit për të ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në dosjen ndaj Dukagjin Ademajt.
Ai u arrestua dje pasi ishte shpallur nё kёrkim përmes kёrkesёs pёr bashkёpunim.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet personi i dyshuar i cili kёrkohej për veprat penale ‘vjedhje e rёndё’ dhe ‘pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm’
Pejë, 18 mars 2025
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Istog, me datёn 18.03.2025, nё kuadёr tё zbatimit tё planit operativ ‘arrestimi i personave tё kёrkuar’, sot me datёn 18.03.2025 rreth orёs 06:00, njёsitet e Stacionit Policor nё Istog, tё mbështetura nga Njёsiti pёr Reagim tё Shpejtё DRP Pejё, kanё realizuar njё operacion policor tё planifikuar pёr arrestimin e personit tё kёrkuar:
• D. A. i lindur me 1985
I dyshuari ishte shpallur nё kёrkim përmes kёrkesёs pёr bashkёpunim, i cili kёrkohej pёr disa vepra penale nga gjykatat kompetente.
Pas arrestimit i dyshuari ёshtё intervistuar nga hetuesit dhe me urdhër të prokurorit, ёshtё ndaluar pёr 48 orё.